Perëndimi ka ngritur alarmin për mungesat e mundshme të gazit , ndërsa “27” vendet e BE-së po përshpejtojnë proceduart për shkëputjen graduale nga karburanti rus.
Reuters ka bërë një analizë të situatës së Evropës pas sanksioneve ndaj Rusisë dhe embargos së naftës ruse
Sipas Reuters Evropën e pret një dimër i vështirë, pasi Rusia ka kufizuar furnizimin me gaz të Perëndimit pas sanksioneve të vendosura ndaj Kremlinit.
Edhe nëse Evropa plotëson rezervat e saj të gazit, BE-ja do të përballet me një dimër të rrezikshëm dhe qeveritë do të duhet të ndjekin masa të rrepta ndërsa përpiqen të sigurojnë më shumë gaz natyror të lëngshëm (LNG), thekson agjencia e lajmeve.
Bashkimi Evropian synon t’i japë fund varësisë së tij nga karburantet fosile ruse deri në vitin 2027.
“Një mbyllje e plotë e furnizimeve ruse do të ishte padyshim skenari më i keq i Evropës këtë dimër, pasi kontinenti nuk ka gjasa të jetë në gjendje të furnizojë mjaftueshëm gaz nga prodhues të tjerë për të kompensuar një ndërprerje kaq të konsiderueshme:, shkruan Reuters.
Edhe përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën në shkurt, kërkesa për gaz ishte rritur në mes të një rikuperimi pandemik.. Tregu i LNG, i dominuar nga kontratat afatgjata, ishte shumë i ngushtë./abcnews.al/