Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje kancelarit gjerman Olaf Scholz të tregojë mbështetje të qartë për Ukrainën. Në një intervistë për transmetuesin gjerman ZDFT të hënën në mbrëmje, Zelensky tha se Gjermania nuk duhet të përpiqet të balancojë interesat e saj midis Ukrainës dhe marrëdhënieve të saj me Rusinë, shkruan BBC.
“Ne kemi nevojë për siguri nga kancelari gjerman se Gjermania mbështet Ukrainën. Ai dhe qeveria e tij duhet të vendosin,” tha ai.
Ka pasur spekulime që Scholz mund të udhëtojë në Kiev gjatë kësaj jave. Kancelari mbrojti Gjermaninë kundër akuzave se nuk do të furnizonte Ukrainën me armët që kishte premtuar. Ai tha se ushtarët ukrainas duhej të trajnoheshin fillimisht përpara se të dorëzonin armët.
Politikanët gjermanë nga ana tjetër kanë akuzuar Scholz-in se ka penguar dërgesat e armëve.
/abcnews.al