Shqipëria barazoi me Estoninë, flasin kuqezinjtë: Bëmë maksimumin, në shtator marrim fitore

schedule20:31 - 13 Qershor, 2022

schedule 20:31 - 13 Qershor, 2022

Shqipëria nuk shkoi më shumë se barazimi me Estoninë, në sfidën e luajtur në “Air Albania”, me duelin që u mbyll në “paqe”.

Kuqezinjtë zhgënjejnë përsëri ndaj estonezve, ndërsa pas këtij takimi kanë folur edhe lojtarët protagonistë, ku Armando Broja, Ardian Asllani, Giacomo Vrioni dhe Endri Çekiçi shprehen njëzëri se skuadra tentoi fitoren por nuk ia dolën, ndërsa “premtuan” se në shtator do kthehen te fitorja.

Armando Broja: Armando, dy gola në tri ndeshje, një me penallti dhe një tjetër nga një distancë e afërt… – Them se kur stërvitemi për një kohë më të gjatë bashkë, i njeh më mirë shokët, por kur stërvitesh vetëm pak ditë është e vështirë. Stërvitja shkoi shumë mirë, por në ndeshje nuk po arrijmë të shënojmë. Kemi krijuar raste, por ndoshta nuk kemi pasur fatin me vete.

Pse nuk po funksionon sulmi i Kombëtares? Nuk janë vetëm dy-tre lojtarë që sulmojë, sulmi fillon që nga portieri. Të gjithë lojtarët duhet të futen në zonë dhe të krijojnë për të shënuar.

Çfarë duhet të ndryshojë skuadra deri në shtator? Duhet të stërvitemi fort si grup, duhet të komunikojmë më shumë me njëri-tjetrin, me stafin, për të arritur gjëra të mëdha. Të jemi më të përqendruar në ndeshje.

Keni biseduar me trajnerin për ndryshimin e mundshëm të skemës apo rreshtimit? Nuk mund të flas për skemat e trajnerit, ai zgjedh formacionin, lojtarët, ndërsa ne mundohemi të japim më të mirën në fushë.

Giacomo Vrionin: Çfarë nuk shkoi ndaj Estonisë? “Kërkuam fitoren, patëm raste, por tani duhet të marrim forcat dhe të bëhemi gati për shtatorin për ndeshjet e Nations League. Në shtator do kërkojmë të marrim maksimumin e pikëve.”

Sulmi: “Me Izraelin në minutat u bëmë tre, jemi bërë së bashku të kërkojmë goli, por tani në shtator do kërkojmë ne sulmuesit të bëjmë gola dhe të fitojmë.”

A jeni komod për mënyrën si shërbeni në sulm? “Ne duhet të jemi më agresiv kur sulmojmë golin, kur na kërkojnë mesfushorët dhe mbrojtësit ne shërbejmë, por ne duhet të bëjmë gola këta na kërkon trajneri.”

Adrian Bajrami: Debutimi: “Jam shumë i lumtur me debutimin, besoj se bëra një lojë të mirë, në fillim isha pak me emocione, ndërsa në pjesën e dytë kisha më shumë besim.”

Kombëtarja: “Shpresoj, unë kam personalitet ashtu ushtroj dhe ashtu luaj. Shpresoj të jem pjesë e Kombëtares edhe në të ardhmen.”

Si u ndjetë me mbrojtjen me tre? “Ajo ishte detyra jonë, në pjesën e parë kishim pak vështirësi, pastaj në pjesën e dytë e kishim më të lehtë.”

Endri Çekiçi: “E kem parë që edhe në dy ndeshjet e fundit ka ndodhur e njëjta gjë, rrotullohemi aty dhe kemi një bllokadë, nuk arrijmë të godasim portën. Shpresoj që ta kemi kaluar këtë ngërç psikologjik kur të kthehemi në shtator. Në këtë ndeshje kemi parë që Estonia luante pas dhe ishte e vështirë të goditnim.

Pozicion i Çekiçit: “Më mirë e ndiej veten numër 10, por meqë jemi me 3 mesfushë aktivizohem edhe në pozicione të tjera.” /f.a/abcnews.al