Nuk është ende zyrtare. Megjithatë, argjentinasi Mauricio Pochettino (50 vjeç) është shumë pranë largimit nga Paris Saint Germain.
Për sa i përket vetë trajnerit, ai tashmë ka zgjedhur destinacionin e radhës. Dhe pikërisht sipas Telegrafit ai dëshiron të kthehet për t’u ulur në një stol në Premier League, ku ka shkëlqyer në krye të Southampton dhe Tottenham.
Megjithatë, për të do të jetë e vështirë të gjejë strehim në një afat të shkurtër, pasi të gjithë skuadrat e mëdha e kanë një trajner.