Aktorja e njohur, Amber Heard ka dhënë intervistën e parë pas vendimit të gjykatës në favor të ish burrit të saj, Johnny Depp. Aktori me famë botërore hodhi në gjyq ish gruan me pretendimin se ka mashtruar kur e përshkroi veten si një e abuzuar në familje.
Në një sekuencë shkëputur nga emisioni “Today” të NBC, duke folur për vendimin e jurisë, ajo tha: “Unë nuk i fajësoj ata. Unë në fakt e kuptoj. Ai është një personazh i dashur dhe njerëzit mendojnë se e njohin atë. Ai është një aktor fantastik,” tha për Depp.
Heard e quajti sulmin ndaj saj në mediat sociale si të padrejtë pasi shumë postime në TikTok dhe Twitter dukej se favorizonin Depp gjatë gjyqit. Depp e paditi për 50 milionë dollarë për një shkrim në The Washington Post , në të cilën tha se ishte bërë një “figurë publike që përfaqësonte abuzimin në familje.”
“Edhe dikush që është i sigurt se unë e meritoj gjithë këtë urrejtje dhe gjakftohtësi, edhe nëse mendoni se po gënjej, ju prapë nuk mund të më shikonit në sy dhe të thoshit se në mediat sociale ka pasur një përfaqësim të drejtë. Nuk mund të më thuash se mendon se kjo ka qenë e drejtë.”, tha ajo.
/abcnews.al