Kryeministri Rama vijoi me ironinë ndaj atyre që akuzuan qeverinë dhe protestuan për shpalljen Park Kombëtar të lumit Vjosa. Mes tyre ishte edhe aktori i famshëm Leonardi di Caprio, për të cilin Rama tha se do të donte ta shante pak tani, por do ta kursente pasi ministrja Kumbaro e kishte mik të mirë.
Megjithatë, tha Rama, mire do të ishte të thoshte diçka të keqe për të sepse në këtë mënyrë do t’i tërhiqnte vëmendjen, Nardit, siç e quajti kryeministri.
Lexo edhe: “Sot marr hak”, Rama: Këta që e donin Vjosën të egër, i kanë “zbutur” të gjithë lumenjtë e tjerë të Europës
“Më kanë shënuar këtu për Leonardo di Caprion, por nuk po e them pasi u bë i gjallë për të goditur qeverinë dhe nuk u bë i gjallë për të na mbështetur. E ka ministrja mik të mirë prandaj po e kursej, por mirë do ishte ta shanim pak sepse kur të lavdërojnë të gjithë nuk të bën përshtypje, por kur mes shumë personave që të lavdërojnë është dikush që të shan, atehere po, mund të bëhej i gjallë edhe Nardi”, tha Rama duke ftuar më pas përfaqësuesin e organizatës “Patagonia” për të nënshkruar marrëveshjen për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.
Lexo KËTU çfarë tha Leonardo di Caprio për Vjosën
“Ftoj këtu mikun tonë, tashmë e kemi mik pasi më parë, erdhi këtu si një UFO që do të shpëtonte lumin e fundit të egër të Europës, që të nënshkruajë marrëveshjen me ministren për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar”, tha Rama.
View this post on Instagram
Më shpalljen Park Kombëtar, mbrojta e Vjosës është më e madhe tani krahasuar me statusin e mëparshëm që kishte.
Për të shkuar deri këtu, protestuan mjaft organizata ndërkombëtare dhe vendase, përfshi edhe personazhe të njohur, si Leonardo di Caprio.
Postimi i Leonardo di Caprios
“Ky është një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës. Por për sa kohë? Lumi Vjosa përshkon shpatet e mbuluara me pyje të maleve Pindus të Greqisë në brigjet e Adriatikut të Shqipërisë.
Qeveria shqiptare ka vendosur në lëvizje planet për të dëmtuar Vjosën, për të gjeneruar energji elektrike të nevojshme për një nga vendet më të varfëra të Evropës, me qëllimin për të ndërtuar tetë diga përgjatë lumit kryesor.
Është pjesë e një ‘bumi’ hidrocentrali botëror, kryesisht në Azinë Juglindore, Amerikën e Jugut, Afrikë dhe pjesë më pak të zhvilluara të Evropës. Disa hidrocentrale, si një burim i besueshëm, i lirë dhe i rinovueshëm i energjisë që ndihmon në frenimin e varësisë nga karburantet fosile të ngrohjes së planetit. Por disa studime të fundit vënë në dyshim vlerën e hidrocentraleve në luftën kundër ngrohjes globale. Kritikët thonë se përfitimet e hidrocentralit janë të mbivlerësuara – dhe mbizotëruar nga digat e dëmit mund të bëjnë.
Digat bllokojnë rrjedhën natyrale të ujit dhe sedimenteve. Ata gjithashtu mund të ndryshojnë kiminë e ujit dhe të bëjnë që algat toksike të rriten. Lumenjtë janë një pjesë thelbësore e ciklit global të ujit. Ato veprojnë si arteriet e natyrës, duke mbajtur energji dhe lëndë ushqyese nëpër peizazhe të gjera, duke siguruar ujë për pije, prodhim ushqimi dhe industri.”, shkruan Di Caprio. /abcnews.al
/abcnews.al