“Sot marr hak”, Rama: Këta që e donin Vjosën të egër, i kanë “zbutur” të gjithë lumenjtë e tjerë të Europës

schedule11:30 - 13 Qershor, 2022

schedule 11:30 - 13 Qershor, 2022

Kryeministri Rama nuk i kurseu ironitë ndaj atyre që protestuan deri më tani kundër ndërtimit të HEC-eve në lumen Vjosa dhe shpalljes së lumit park kombëtar. Rama tha se këta që kërkonin Vjosën të egër, në fakt i kishin zbutur të gjithë lumenjtë e tjerë të Europës duke ndërtuar HEC-e mbi to.

Kur na thonë që ky është lumi i fundit i egër në Europë, harrojnë që lumenjtë e tjerë të egër i kanë zbutur dhe këtu e duan të egër. Ne nuk jemi kundër pasi këtë që po e bëjmë e bëjmë sepse mendojmë se është e ardhmja. Për këta që e duan Vjosën të egër s’mund të ndërtojmë një rezervat me njreëz të egër për t’ja përshtatur kënaqësisë së tyre për një lum të egër në Europë, por ta kthejmë në një hapësirë që mbron mjedisin dhe ushqen gjeneratat që do t’ja lem Vjosën atyre që do tja lem trashegimi”, tha Rama gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes me organizatën “Patagonia”.

Lexo edhe: “Nardi do bëhej i gjallë”, Rama mesazh Leonardo di Caprios: Një UFO erdhi këtu dhe donte të mbronte Vjosën

Kryeministri i ktheu përgjigje të gjithë atyre që bënë artikuj dhe akuza ndaj qeverisë për mos shpalljen e Vjosës Park Kombëtar duke thënë se tani është dita që ai duhej të merrte hak duke i kthyer atyre përgjigje.

Po kalojmë nga një zonë e mbrojtur në një Park Kombëtar. Siç thash, Vjosa është egërsira e fundit lumore që nuk do të hyjë në cirkun e kafshëve të zbutura të sistemit elektronenergjetik të Europës, pasi të gjithë lumenjtë e tjerë janë bërë si ato macet dhe qentë e cirkut që prodhojnë energji”, tha Rama, ndërkohë që tha se deri më tani kush ka hedhur akuza ka qenë hipokrit, pasi sipas tij ishte kjo maxhorancë që ndaloi ndërtimin e HEC-eve mbi Vjosë. /abcnews.al