Samantha Cristoforetti mban rekordin për fluturimin më të gjatë të pandërprerë në hapësirë nga një astronaut evropian, por ajo ka një tjetër të veçantë.
Ajo është personi i parë që ka bërë video TikTok në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Cristoforetti është kthyer në një yll në rrjetet sociale, ku videot e saj kanë marrë miliona shikime, shkruan BBC, përcjell abcnews.al.
Astronautja e parë grua e Italisë po përdor misionin e saj të dytë në hapësirë për të ndihmuar TikTok të arrijë kufirin përfundimtar.
Cristoforetti udhëtoi për herë të parë në hapësirë në vitin 2014, duke kaluar 199 ditë në bordin e ISS, më pas rekordi për misionin më të gjatë në hapësirë nga një grua, megjithëse që atëherë është thyer nga Peggy Whitson, në 2017, dhe më pas Christina Koch, në 2019.
Happy #TowelDay from the International @Space_Station! #TikTok #MissionMinerva pic.twitter.com/GLlS0MX9qd
— Samantha Cristoforetti (@AstroSamantha) May 25, 2022
Ndërkaq, një video e veçantë, e bërë në kujtim të Douglas Adams, autor i serisë së rëndësishme fantastiko-shkencore, ka marrë më shumë se 17 milionë shikime në TikTok. Në video, Cristoforetti u tregon shikuesve se si një peshqir i lagur sillet në mungesë të peshës.
Cristoforetti është aktualisht pjesë e misionit Minerva të ISS, emëruar pas perëndeshës romake të mençurisë dhe arteve, për nder të “mjeshtërisë së sofistikuar të burrave dhe grave në të gjithë botën që bëjnë të mundur fluturimin njerëzor në hapësirë”.
Back on the International @Space_Station (and TikTok) pic.twitter.com/oCgJSdWKcu
— Samantha Cristoforetti (@AstroSamantha) May 6, 2022
Ajo është pjesë e një ekuipazhi prej katër vetash që u nisën nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida më 27 prill në një kapsulë SpaceX Dragon. Ata janë ekuipazhi i katërt që udhëton në ISS me një automjet SpaceX.
VIdeoja e saj në TikTok që detajon procesin nga nisja deri në vendosjen në ISS ka marrë 1.2 milion shikime. g.v/abcnews.al