Mijëra pelegrinë kanë arritur këtë të diel, 12 qershor në Laç, për të kaluar natën në Kishën Shna Ndout, pasi 12 dhe 13 qershori shënojnë përfundimin e pelegrinazhit 13 javor në Kishën e Shna Ndout në Laç.
Abcnews.al mëson se ka nisur fluksi i automjeteve duke bllokuar disa rrugë të qytetit.
Lexo edhe: “Më liro vendin për të shitur”, sherr te kisha e Laçit, një person përfundon në spital
Pritet që në orët në vijim të shtohen akoma më shume besimtarë, që do të ngjiten ne vendin e shenjte në përfundim te 13 ditëve të marta, e cila përkon me 13 qershorin, ditë e cila njihet si dita Shna Ndout të Padovës.
/abcnews.al/