E bija nuk e ftoi në dasmë, reagon nëna e Britney Spears

schedule17:28 - 12 Qershor, 2022

schedule 17:28 - 12 Qershor, 2022

Nëna e Britney Spears, Lynne ka folur për herë të parë pasi nuk mori pjesë në dasmën e së bijës. Këngëtarja, e cila u martua pak ditë më parë me Sam Asghari, nuk i ftoi prindërit dhe motrën e saj, me të cilët ka pasur shumë përplasje kohët e fundit.

Pas martesës, Britney ndau disa fotografi në rrjete sociale nga dita e madhe. “Dukesh rrezatuese dhe kaq e lumtur. Dasma juaj është dasma e ‘Ëndrrave’! Dhe ta oganizosh atë në shtëpinë tënde e bën kaq sentimentale dhe të veçantë!. Jam shumë e lumtur për ty! Të dua!”, shkroi e ëma.

All the Details Behind Britney Spears's Wedding Beauty Look | Vogue

Kujtojmë që Britney akuzoi të ëmën si ideatore të marrëveshjes së kujdestarisë, e cila përfundoi pas 13 vitesh disa muaj më parë me vendim gjykate. Këngëtarja bëri disa dëshmi tronditëse në gjykatë lidhur me këtë marrëveshje, duke akuzuar të atin se e ka privuar nga shumë gjëra.

Inside Britney Spears and Sam Asghari's Wedding | Entertainment Tonight

/abcnews.al