Java e ardhshme do të sjellë temperatura të qëndrueshme në të gjithë territorin, duke lënë pas ditët me shi dhe furtunë që mbizotëruan mbi vendin tonë gjatë javës që lamë pas.
Sipas SHMU java që pritet të hyjë do të karakterizohet nga qarkullimi i masave relativisht të paqendrueshme. Në zonat malore e kryesisht në juglindje të vendit do të ketë mot me zhvillime vranësirash që do të pasohen nga reshjet e shiut e shtrëngatat veçanërisht në mesditë e pasdite. Pjesa bregdetare parashikohet të ketë mot të kthjellët. Të enjten e të premten do të mbizotërojnë orët me diell.
Temperaturat do të pësojnë rritje kryesisht në mesditë.
Era do të fryjë e lehtë e mesatare në bregdet juglindje-veriperëndim pasuar me valëzim të forcës 2 dhe 3 ballë.
/abcnews.al/