Verstappen “blindon” kreun, Ferrari “zhytet” në tym në Azerbaixhan, Mercedes është “OK”

schedule15:06 - 12 Qershor, 2022

schedule 15:06 - 12 Qershor, 2022

Max Verstappen shkëlqeu në garën e Formula 1, teksa u nis nga vendi i tretë për ta mbylur në podium. “Kokëkuqja” kishte dhe një ditë jo pasi që në fillim u parakalua nga Cherlec Leclerc, me ktë të fundit që u nis nga “Pole-Posicion”.

Ndërkohë, monegasku i rezistoi sulmeve të Max Verstappen, ndërkohë që në xhiron e katërt, Carlos Sainz tërhiqet nga gara për shkak të problemeve me marshet.

Në vazhdim, Leclerc futet në bokse dhe Verstappen i hapet rruga për të parakaluar Perez e për të marrë kryesimin, ndërsa meksikanit iu bë e qartë nga skuderia se nuk duhej të luftonte ashpër me shokun e skuadrës për të mos rrezikuar përplasjen. Gjithsesi, në xhiron e 20-të kur Leclerc kishte marrë kryesimin e garës pasi Verstappen u fut në bokse, ndodh e papritura.

Motorri i Ferrarit përfundon në tym dhe Leclerc detyrohet të tërhiqet me pilotin holandez dhe Perez që kishin rrugën e hapur për të dërguar Red Bullin te triumfi. Për Verstappen ishte suksesi i parë në pistën e Baku (triumfi i pestë nga tetë gara në këtë sezon), ndërsa tashmë kampioni i Botës në fuqi arratiset në krye të klasifikimit me plot 150 pikë ndërsa ndiqet nga Perez që ka grumbulluar 129 pikë, teksa shpresat e Leclerc për një sukses në këtë Botëror marrin një goditje të madhe me 23-vjeçarin që mbetet në kuotën e 116 pikëve.

Sa i përket pjesës tjetër të pilotëve, një paraqitje e shkëlqyer edhe nga George Russell i Mercedes i cili e mbylli garën në vendin e tretë dhe ruan traditën e këtij sezoni teksa në asnjë prej garave të zhvilluara deri më tani nuk është renditur asnjëherë më poshtë se vendi i pestë. Nga ana tjetër, Hamilton u rendit i katërti, ndërsa pas britanikut u rendit Gasly. Në vendin e gjashtë Vettel, ndërsa në dhjetëshen e parë përfunduan edhe Alonso, Riçiardo, Norris e Ocon. Jashtë zonës së pikëve, Bottas apo edhe Mick Schumacher. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!