Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një legjendë për Vllazninë e Josës, rikthehet Vioresin Sinani

schedule13:25 - 12 Qershor, 2022

schedule 13:25 - 12 Qershor, 2022

Vllaznia ka afruar në stafin e trajneri Mirel Josa legjendën e sulmit, Vioresin Sinani, i cili ka qenë më parë ndihmëtrajner i kombëtares së femrave ne futboll.

“Klubi i Futbollit Vllaznia ka kënaqësinë t’iu informojë se ka zyrtarizuar si pjesë të stafit teknik, afrimin e legjendës së sulmit shqiptar dhe shkodran në veçanti, Vioresin Sinanin.

Së bashku me teknikun kuqeblu Mirel Josa dhe stafin e përbërë nga Auron Miloti, Ideal Lekiqi e Mihail Tzokov, golashënuesi më i mirë i historisë së kampionateve shqiptare.

Vioresin Sinani do të jetë një vlerë e shtuar për të kontribuar në arritjen e objektivave të Klubit gjatë sezonit 2022-2023. Suksese në detyrën e re Vioresin Sinani”, njofton klubi i Vllaznisë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!