Kthimi i emigrantëve në Greqi, pas festes së Pashkëve ortodokse ka sjellë mbingarkesë dhe fluks mjetesh në pikën doganore të Kapshticës.
Fluksi ka shënuar kulmin pas mesditës, kur në territorin tonë u grumbulluan dhjetëra mjete të vogla dhe autobusë, në pritje për të kryer procedurat doganore. Autoritetet kufitare shqiptare po punojnë me kapacitet maksimal sportelesh, si në hyrje ashtu edhe në dalje, duke shmangur vonesat për përpunimin e dokumentacionit të mjeteve dhe udhëtarëve.
Nga ana tjetër, edhe pala greke po punon me tre sportele në hyrje, çfarë ka sjelle menaxhimin e fluksit në rritje, që në 24 orët e fundit ka kaluar mbi 10 mijë persona që kanë hyrë dhe dalë nga Kapshtica./ABC News Albania 24/7