“I forti” i Durrësit përplasi dy ditë më parë me “Range Rover” efektivët, dyshohet se në makinë ishte edhe Aldo Avdylaj

schedule12:13 - 11 Qershor, 2022

schedule 12:13 - 11 Qershor, 2022

Detaje të reja  kanë dalë në dritë nga ngjarja e dy ditëve më parë në Durrës, ku një automjet “Range Rover” i drejtuar nga Hysen Pici përplasi 2 efektivë.

Pici, i cili lëvizte në krahun e kundërt nuk ju bind urdhrit të policisë për të ndalur.

Së bashku me të në makinë ndodhej dhe një person tjetër, i cili arriti t’i shpëtonte policisë, ndërsa Pici u arrestua.

Burime jozyrtare bëjnë me dije për Abc se në makinë ndodhej Aldo Avdylaj.

Ky i fundit akuzohet si i përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Lexo edhe: EMRI/ Kush është i forti i Durrësit që përplasi dy policët me “Range Rover”

Në momentin e arrestimit Picit ju gjet armë zjarri me vete.

Si ndodhi ngjarja

Policia i ka bërë me shenjë mjetit për të ndaluar pasi kishte informacion se aty udhëtonte një person i rrezikshëm, por makina ka devijuar rrugën dhe ka nisur të ecë në sens të kundërt, ndërkohë që përballë i ka dalë një tjetër patrullë policie, por mjeti ka vijuar rrugën duke përplasur dy policë, ku njëri prej tyre u dërgua në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që polici tjetër mori lëndime më të lehta, ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë në ajër disa herë për të lajmëruar kolegët.

Pas kësaj mjeti ka vijuar rrugën drejt Vilës së Zogut, por aty është ndaluar nga patrulla e policisë ku i është arrestuar drejtuesi i “Range Rover”, të cilit i është gjetur dhe një armë zjarri.

Ndërkohë që personi tjetër, (dyshohet Avdylaj), ka marrë armët e tjera të zjarrit në makinë dhe ka mundur t’i shpëtojë policisë për shkak të errësirës./abcnews.al/