“Perëndimi ka borxhe të papaguara ndaj serbëve, por me ton komandues i tregon popullit serb se çfarë dhe si të bëjë”.
Kështu ka shkruar zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, në Facebook, duke komentuar deklaratat e kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili tha qartë se Serbia nuk do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa e njohur pavarësinë e Kosovës.
Lexo edhe: DW: Zemërim në Beograd lidhur me deklaratat e kancelarit Scholz për Kosovën
“A janë ata “miq” të Serbisë? Beogradi ende nuk i ka borxh Brukselit, përkundrazi, Perëndimi nuk ia ka paguar borxhin Serbisë. Megjithatë, ata tashmë po i tregojnë popullit serb se çfarë dhe si të bëjë në një ton urdhërues. Çfarë do të ndodhë më pas?”, është Zaharova.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot pas takimit me kancelarin gjerman tha se Olaf Scholz ka kërkuar nga Serbia t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.
Ai po ashtu ka thënë se për herë të parë ka dëgjuar një kërkesë nga Evropa që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. g.v/abcnews.al