Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale. Gjatë patrullimit në orët e mbrëmjes së djeshme në qytetin e Vlorës, uniformat blu kanë konstatuar një person të dyshimtë 36 vjeç.
Ky i fundit sapo ka parë policinë ka tentuar të largohet me vrap. Menjëherë pas kësaj policia u vu në ndjekje të tij, ku u bë e mundur kapja. Gjatë kontrollit personal ndaj 36-vjeçarit, uniformat blu të Vlorës gjetën një pistoletë me 8 fishekë. Ato u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./abcnews.al