Mediet greke kanë publikuar fotot e katër britanikëve që transportuan në Selanik 300 kilogramë kokainë nga Kolumbia me vlerë rreth 14 mln euro.
Katër anglezët e arrestuar nga operacioni i madh policor i zhvilluar në Selanik për çmontimin e rrjetit ndërkombëtar të trafikut të drogës , gjatë të cilit u konfiskuan 300 kilogramë kokainë , janë dërguar pasditen e sotme në Gjykatën e Selanikut .
Sipas informacioneve, njëri nga katër të arrestuarit është vëllai i kreut të kartelit të drogës, ndërsa për tij ka një urdhër arresti ndërkombëtar, pasi ka djegur për së gjalli një person në Britani.
Prokurori ka proceduar penalisht katër të huajt për krime.
Akuzat ndaj tyre janë për trafik droge me përfitim mbi 75 mijë euro , formim dhe anëtarësim në organizatë kriminale, si dhe për armëmbajtje pa leje.
Njëri prej të akuzuarve akuzohet edhe për veprën e dhunës ndaj nëpunësve civilë.
/abcnews.al/