Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se ishte i tronditur nga vendimi i një gjykate pro-ruse për dënimin me vdekje të dy britanikëve, Aiden Aslin dhe Shaun Pinner nga një gjykatë pro-ruse në Donetsk, sipas la repubblica.
Ai urdhëroi ministrat të bënin gjithçka që kishin në fuqinë e tyre për të liruar të dy shtetasit.
“Ne dënojmë vendimin e gjykatës së rremë për dënimin me vdekje të këtyre njerëzve. Nuk ka asnjë justifikim për shkeljen e të drejtave. Prioriteti ynë është të punojmë me qeverinë ukrainase për të siguruar lirimin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur,”, theksoi zëdhënësi i Downing Street.
Lexo edhe: U kapën rob, kush janë britanikët që janë dënuar me vdekje nga Rusia
Aiden Aslin, 28 vjeç, është një ish-punonjës në qendrat e kujdesit në Nottinghamshire, Angli. Ai më parë ka luftuar me njësitë e armatosura kurde në Siri kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik.
Aslin ka një të fejuar ukrainase dhe ai ka dy nënshtetësi, pasi u transferua në Ukrainë në 2018. Ai shërbeu si marinar me ushtrinë ukrainase në vitin 2018. Sipas familjes së tij, ai i përket Brigadës së 36-të, raporton abcnews..al
Në prill të këtij viti, Aslin u shfaq me Shaun Pinner në televizionin rus , i cili u kritikua nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar si një “shkelje flagrante e Konventës së Gjenevës”. Në atë kohë, familja e Aslin lëshoi një deklaratë përmes deputetit të tyre Robert Jenrick në Twitter.
“Ai nuk është, në kundërshtim me propagandën e Kremlinit, një vullnetar, një mercenar apo një spiun. Aiden po bënte plane për të ardhmen e tij jashtë ushtrisë, por si të gjithë ukrainasit, jeta e tij u kthye përmbys nga pushtimi barbar i Putinit,” thuhet në deklaratën e familjes së Aslin, prill 2022.
/abcnews.al