Me valixhe edhe në tualet, “The Sun”: Putin detyron bodigardët të mbledhin jashtëqitjet për të fshehur kancerin

schedule13:55 - 10 Qershor, 2022

schedule 13:55 - 10 Qershor, 2022

Një lajm tronditës i shoqëruar me një video shokuese nga The Sun po qarkullon së fundmi, me mediat ndërkombëtare që shkruajnë se agjentët e sigurisë së Vladimir Putinit janë të detyruar të mbledhin jashtëqitjet dhe urinën e tij dhe t’i dorëzojnë në Moskë me një “valixhe speciale”.

Këto raportime pretendojnë se Presidenti rus ka disa agjentë të shërbimit sekret të caktuar për këtë detyrë kyçe, e cila dyshohet se kryhet për të fshehur informacione rreth sëmundjeve të mundshme të Putin.

Ndërkohë, revista franceze “Paris Match” pretendon se praktika e çuditshme u vu re për herë të parë në vitin 2017 gjatë një vizite shtetërore në Francë dhe më pas edhe gjatë një udhëtimi në tetor 2019 në Arabinë Saudite.

“Ne mësuam nga burime indirekte në Lindjen e Mesme se ky mision delikat u krye nën kontrollin e FSO-Shërbimi Federal i Gardës Ruse. Një oficer u urdhërua të vendoste jashtëqitjen e Putinit në valixhe dhe ta dorëzonte në Rusi”, thuhet në lajmin e gazetës franceze.

Ndërkohë, ky është rasti i fundit i zakoneve të çuditshme të Putinit, pasi më herët në vitin 2019, në një video të çuditshme shihet presidenti paranojak duke u shoqëruar në banjë nga gjashtë truproja meshkuj gjatë bisedimeve të paqes me Ukrainën, në Pallatin Elysee të Parisit.

Në atë kohë, një ish-shef i shërbimit të inteligjencës gjermane i përshkroi veprimet e Putinit si një “provokim dhe kërcënim i hapur”.

Ndërkohë, gazeta e pavarur ruse Baza shkroi në shkurt se personat e afërt me presidentin detyrohen të dorëzojnë mostra jashtëqitje disa herë në javë nën “masa të forta sigurie”.

Revista amerikane Neë Lines raportoi se imuniteti i ulur dhe “sjellja thellësisht irracionale ose paranojake” janë dy efektet kryesore anësore të Prednisone, një steroid i zakonshëm që përdoret për trajtimin e kancerit të gjakut dhe sipas tyre Putin aktualisht vuan nga kjo sëmundje.

Shëndeti i Putinit ka qenë objekt spekulimesh prej disa kohësh. Raportohet se Spitali Qendror Klinik në Moskë, i cili trajton politikanë të lartë, kishte nënshkruar një marrëveshje me katër hotele në resortin e Soçit në Detin e Zi, ku Putin ka një rezidencë verore.

Thuhet se një ekip mjekësh do të udhëtojnë deri në Soçi sa herë që presidenti rus qëndron në pallatin e tij në qytet.

Midis 2016 dhe 2020, onkologu i lartëShcheglov thuhet se fluturoi në Soçi 59 herë, duke kaluar 282 ditë me Putinin. Kolegu i tij, Dr Selivanov, udhëtoi në Soçi të paktën 35 herë në të njëjtën periudhë për gjithsej 166 ditë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!