I forti i Durrësit nuk i ndalon patrullës dhe përplas me mjetin luksoz dy policë, gazetari jep detaje në Abc

schedule23:48 - 9 Qershor, 2022

schedule 23:48 - 9 Qershor, 2022

Gazetari Leonidha Musai, një lidhje me edicionin e lajmeve në Abc, ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një makinë tip “Range Rover”, nuk i është bindur urdhrit të policisë, dhe për pasojë ka përplasur dy efektivë.

Sipas gazetarit Musai, policia i ka bërë me shenjë mjetit për të ndaluar pasi kishte informacion se aty udhëtonte një person i rrezikshëm, por makina ka devijuar rrugën dhe ka nisur të ecë në sens të kundërt, ndërkohë që përballë i ka dalë një tjetër patrullë policie, por mjeti ka vijuar rrugën duke përplasur dy policë, ku njëri prej tyre ndodhet në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që polici tjetër që ka marrë lëndime më të lehta, ka nxjerrë pistoletn dhe ka shtënë në ajër disa herë për të lajmëruar kolegët.

Pas kësaj mjeti ka vijuar rrugën drejt Vilës së Zogut, por aty është ndaluar nga patrulla e policisë ku i është arrestuar drejtuesi i “Range Rover”, të cilit i është gjetur dhe një armë zjarri.

Ndërkohë që personi i shpallur në kërkim, ka marrë armët e tjera të zjarrit në makinë dhe ka mundur t’i shpëtojë policisë për shkak të errësirës.

Musai: Një automjet i cili po lëvizte në krah të kundërt është përplasur nga ana e policisë, e cila bën kontrolle gjatë Torrës Veneciane. Automjeti me të cilin lëviznin dy të rinjtë, njëri prej tyre është arrestuar kanë filluar të lëvizin në krah të kundërt. Policia ka kaluar në krahun tjetër duke i bërë postobllok në amfiteatrin, automjeti nuk ka ndaluar por ka përplasur dy policë. Automjeti pasi përplasi efektivët e policisë dhe ka vijuar të lëvizte në drejtim të Vilës së Zogut, efektivi tjetër ka qëlluar disa herë në ajër, menjëherë janë aktivizuar patrullat e tjera, dhe kanë arrestuar një nga të rinjtë të cilit iu gjet një armë zjarri. Ndërsa personi tjetër është larguar nëpër rrugët e qytetit të Durrësit, ku shumë pak ndriçim, duke humbur gjurmët. Ndërkohë personi që ka qenë drejtues automjeti ka ndaluar.

Kukeli: Ka ndonjë të dhënë se cili është ky person i cili ka qenë i shpallur në kërkim?

Musai: Nuk i kemi këto informacione pasi nuk kemi asnjë informacion zyrtar, i kemi siguruar informacionet me burime.

Kukeli: Pra kanë qenë dy persona në “Range Rover” dhe kanë përplasur patrullën e policisë, kush ka rënë në pranga?

Musai: Ka rënë drejtuesi i automjetit, pasi personi tjetër i cili dyshohet se ka marrë edhe armët me vete, është larguar. Personi me rrezikshmëri të lartë është personi që është larguar nga automjeti.

/Abcnews.al/