Kuvendi ka votuar sot Gentiana Sulën për një mandat tjetër në drejtim të Autoritetit për Informimin mbi dokumentet e ish sigurimit të Shtetit.
Sula u votua me 105 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim. Ajo ka marrë kështu edhe vota nga opozita.
Ndërkohë, dy kandidatët e tjerë kanë siguruar më pak vota, ku përkatësisht për kandidatin Altin Hoxha kanë votuar 80 deputetë pro, 2 kundër dhe 1 abstenim, ndërsa për kandidatin Marçel Hila kanë votuar pro 18 deputetë, 68 kundër dhe asnjë abstenim. /abcnews.al