Kalido Koulibaly akoma nuk ka vendosur se cila do të jetë e ardhmja e tij, nëse qendërmbrojtësi senegalez do të vazhdojë rinovimin me Napolin apo do të preferojë ndonjë eksperiencë të re në një skuadër tjetër.
Në këto kushte kur e ardhmja e Koulibaly është në pikëpyetje, te Napoli kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin e tij dhe për këtë drejtuesit kanë hedhur sytë në dy destinacione, në Holandë dhe në Francë.
Në Eredivizie kanë pikasur Marcos Senesi të Feyenoord dhe në Ligue 1 kanë “peshkuar” William Saliba të Marseilles, me dy lojtarët që pëlqehen nga Napoli dhe shikohen si të duhurit për të zëvendësuar Koulibaly në rast të një lamtumirë të këtij të fundit. /f.a/abcnews.al