Çfarë nuk duhet të prekni kurrë në hotele, sipas një ish-punonjëse

schedule18:41 - 9 Qershor, 2022

schedule 18:41 - 9 Qershor, 2022

Të gjithë kemi kaluar ditë e netë në hotele, disa më të shtrenjta dhe të këndshme, të tjera më të lira dhe minimale, por një ish-nënpunëse hoteli vjen të na zbulojë gjërat që nuk duhet t’i prekim kurrë në një hotel, pasi janë me mikrobe.

Modelja Angela Richiloma, e cila ka punuar në një hotel, ka postuar shumë video në Tik Tok, përmes të cilave zbulon sekretet më të ndotura në industri.

Në videon e parë të titulluar “Hotel Room Nastiness”, ajo shprehet se është shokuar kur ka mësuar të gjitha këto sekrete rrëqethëse, kur ka qenë duke punuar në një hotel pak kohë më parë. Ajo vetë ishte në ekipin e marketingut me dikë që punonte në hotel prej 20 vjetësh. Kështu ajo rrëfeu një sërë informacionesh tepër sekrete që nga njëra anë e lanë gojëhapur dhe nga ana tjetër vendosi t’i ndajë me përdoruesit e tjerë të rrjeteve të njohura sociale.

Sipas Anxhelës, dy gjërat që nuk duhet t’i prekni, çfarëdo që të ndodhë, në një hotel, janë këto:

Gotat në banjë: Pastruesit shpesh duhet të pastrojnë dhoma të panumërta në një kohë minimale, ndaj shumë herë në vend që të lajnë gotat, thjesht i fshijnë me pak pastrues xhami.

Mbulesa e krevatit: Mbulesa mund të pastrohet shpesh, por mbulesa sipër saj është e ndotur. Thjesht nxirreni dhe hidheni në dysheme, sipas Anxhelës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!