Një person është gjetur i mbytur në detin e Vlorës.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se trupi i viktimës është gjetur në në mes të dy kalatave të portit të Vlorës.
Personi i gjinisë mashkullore është evidentuar ne det nga një traget, e më pas policia kufitare ka njoftuar kapitenerinë e portit.
Ndërkohë ekipet përkatëse po nxjerrin trupin e viktimës nga deti.
Dyshohet se viktima është rreth 50 vjeç.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
/abcnews.al/

