Goditja e parë për Serie A nga Monza do të jetë Andrea Pinamonti.
Klubi i Berlusconit ka nisur me vendosmëri kontaktet me Interin për sulmuesin e lindur në vitin 1999 dhe marrëveshja tashmë është një hap larg. Drejtuesit e Monzës kanë përgatitur një ofertë tepër të lartë për Pinamontin, pra 19 milionë euro, më shumë se çdo ekip tjetër që ka qenë i interesuar për të.
Sezonin e kaluar, Pinamonti shënoi 13 gola me fanellën e Interit./ h.ll/abcnews.al