Sot zhvillohet dita e dytë e samitit “Ballkani i Hapur” në Ohër. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në samiti u shpreh se pas luftës në Ukrainë kjo nismë tani është një domosdomshëri. Rama theksoi se samiti po mblidhet për herë të parë pas fillimit të luftës. Kryeministri solli në fokus prezencën e ambasadori Cris Hill i cili ka shërbyer në Tiranë në kohë dramatike të transformimit nga diktatura në demokraci si një shenjë mbështetjeje për Ballkanin e Hapur.
Rama: Ky është një rast për të folur për Ballkanin e Hapur si në Ballkanin e Hapur. Nuk mund të vijmë në një takim të Ballkanit të Hapur dhe të flasim siç jemi mësuar kur shkojmë në Bruksel. Ne duhet të flasim shumë hapur dhe duhet ta ruajmë dhe ta fuqizojmë këtë karakteristikë të këtij rajoni pa pasur frikë se nga e folura hapur ne mund të kemi më shumë probleme.
Ne mblidhemi sot për herë të parë në një samit të Ballkanit të Hapur pasi ka filluar lufta në Ukrainë. Dua t’iu them të gjithëve se lufta në Ukrainë e bën Ballkanin e Hapur një domosdoshmëri edhe më të madhe se sa ishte më parë. Mbrëmë kam pasur mundësinë që të takoj këtu në vigjilje të Ballkanit të Hapur, ambasadorin Cris Hill, një njohës i thellë i rajonit, i cili ka shërbyer në Tiranë në kohë dramatike të transformimit nga diktatura në demokraci dhe sot shërben në Beograd. Unë besoj se ambasadori Cris Hill me praninë e tij këtu është një nga dëshmitarët më të besueshëm të domosdoshmërisë së Ballkanit të Hapur. Ai është këtu për të mbështetur Ballkanit të hapur. Për mua është shumë inkurajuese.
Jam shumë i lumtur që sot këtu me ne janë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritani si dhe Zorani nga Bosnja (Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës) ashtu siç jam i lumtur që sot këtu janë edhe dy miq të rëndësishëm, komisioneri Varhelyi dhe miku ynë Escobar i cili është i pranueshëm përmes ekranit. Ballkani i Hapur është i rëndësishëm për njerëzit tanë, për hapësirën e përbashkët në të cilën lindin fëmijët tanë dhe nesër fëmijët tanë do të marrin në duar fatet e duarve tona.
Në samitin e Open Balkan merr pjesë për herë të parë Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina, ndërsa edhe këtë herë mungon Kosova. Në samitin e Ohrit, është i pranishëm është edhe Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerim i KE, ndërsa mësohet se do të marrë pjesë online edhe i dërguari i SHBA, Gabriel Escobar./abcnews.al/