SHBA sekuestron jahtin 300 milionë dollarë të oligarkut rus në Fixhi

schedule09:37 - 8 Qershor, 2022

schedule 09:37 - 8 Qershor, 2022

Jahti me vlerë 259 milionë paund(300 milionë dollarë) i një oligarku rus është sekuestruar në Fixhi pasi Shtetet e Bashkuara fituan një betejë ligjore për të marrë kontrollin e tij, shkruan skynews.

Vendimi i gjykatës shënoi një fitore të rëndësishme për SHBA-në pasi ajo ka hasur disa pengesa në përpjekjet e saj për të sekuestruar asetet e oligarkëve rusë në mbarë botën. Anthony Coley, një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, tha në Twitter se jahti ishte nisur për në SHBA dhe se autoritetet amerikane ishin mirënjohës ndaj policisë dhe prokurorëve në Fixhi, për këmbënguljen dhe përkushtimin.

Besohet se jahti i përket oligarkut rus Suleiman Kerimov.

/abcnews.al