Policia ka reaguar lidhur me eksplozivin që iu vendos një nga bizneseve të Rigels Rajkut, apo siç njihen Noizy.
Sipas policisë tritoli ka shpërthyer rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi Bashkim Rajku.
Njoftimi:
Durrës – Më datë 08.06.2022, rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi Bashkim Rajku., ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Lexo edhe: Një ditë më parë u zu me Noizyn, policia arreston “Cllevio-n” pasi theu masën e sigurisë
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve.
/abcnews.al/