Sot po zhvillohet dita e dytë e samitit “Ballkani i Hapur” në Ohër. Liderët e 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Ohër për takimin e radhës të nismës. Për herë të parë marrin pjesë si vëzhgues Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, të përfaqësuar nga kryeministrat e tyre Dritan Abazoviç dhe Zoran Tegeltija. Në Ohër kanë mbërritur dje edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
Mikpritësi i takimit, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski i ka pritur 4 liderët e vendeve fqinje në një darkë mirëseardhjeje.
Nga 6 vendet e rajonit tonë, mungon vetëm Kosova. Kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar homologun e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, se refuzon pjesëmarrjen në këtë takim, pasi, siç ka thënë, Kosova mbetet e angazhuar në Procesin e Berlinit.
Me herët, pas mbërritjes në Ohër, Kryeministri Rama pati një takim më kryeministrin Abazoviç dhe ambasadorin amerikan në Beograd, Kristofer Hill, një mik i hershëm i shqiptarëve.
Sot punimet nisën me fjalimet përkatëse të liderëve. Pjesëmarrësve në Ohër, do t’u drejtohet edhe komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, si dhe i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ky i fundit do i bashkiohet takimit online. Me këtë hap, ata do të dëshmojnë se nisma e “Ballkanit të Hapur” ka mbështetjen e BE-së, si dhe të administratës amerikane. Po sot pritet nënshkrimi i katër marrëveshjeve të bashkëpunimit; për luftën kundër evazionit fiskal, njohjen e diplomave të arsimit të lartë, bashkëpunimin kulturor dhe bashkëpunimin në fushën e turizmit.
11:35 – Samiti i Ballkanit të Hapur, gazetarja e Abc raporton nga Ohri: Për herë të parë Vuçiç falenderon SHBA-të për mbështetjen
Gazetarja e Abc, Linda Karadaku raporton nga Ohri të rejat më të fundit në lidhje me samitin e Ballkanit të Hapur.
Në një lidhje direkte për Abc Live gazetarja ka zbuluar detajet nga deklaratat e liderëve që mbajtën sot fjalën në ditën dytë të samitit “Ballkani i Hapur” në Ohër.
Karadaku tha se për herë të parë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka falënderuar SHBA-të për mbështetjen që i kanë dhënë Ballkanit të Hapur.
Gjithashtu gazetarja ka zbuluar detaje nga deklaratat e liderëve që mbajtën fjalim në Samit.
“I pari që ka folur ka qenë kryeministri i MV, i cili ka përsëritur ftesën për Kosovë. Aleksandër Vuçiç ka theksuar se iniciativa e Ballkanit të Hapur është iniciativë e njerëzve të Ballkanit. Ai tha se kjo nismë nuk ndalet.
Ai ka konfirmuar se do të formohen grupe pune për samitin e ardhshëm. Është hera e parë që presidenti serb falenderon SHBA-të për mbështetjen që i kanë dhënë Ballkanit të Hapur.
Rama ka theksuar se pas luftës në Ukrainë, Ballkani i hapur është domosdoshmëri e madhe. Ka folur për Këshillimin shqiptar në Shqipëri, Mbi 60% e shqiptarëve kanë shprehur mbështetje për Ballkanin e Hapur. Serbi –Kosovë, Rama nuk bie dakord me presidentin serb, por theksoi se duhet shikuar nga e ardhmja”, raporton gazetarja e Abc.
Sot po zhvillohet dita e dytë e samitit “Ballkani i Hapur” në Ohër. Liderët e 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Ohër për takimin e radhës të nismës. Për herë të parë marrin pjesë si vëzhgues Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, të përfaqësuar nga kryeministrat e tyre Dritan Abazoviç dhe Zoran Tegeltija.
Në Ohër kanë mbërritur dje edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
Mikpritësi i takimit, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski i ka pritur 4 liderët e vendeve fqinje në një darkë mirëseardhjeje.
Nga 6 vendet e rajonit tonë, mungon vetëm Kosova. Kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar homologun e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, se refuzon pjesëmarrjen në këtë takim, pasi, siç ka thënë, Kosova mbetet e angazhuar në Procesin e Berlinit.
Me herët, pas mbërritjes në Ohër, Kryeministri Rama pati një takim më kryeministrin Abazoviç dhe ambasadorin amerikan në Beograd, Kristofer Hill, një mik i hershëm i shqiptarëve.
Sot punimet nisën me fjalimet përkatëse të liderëve. Pjesëmarrësve në Ohër, do t’u drejtohet edhe komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, si dhe i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ky i fundit do i bashkohet takimit online. Me këtë hap, ata do të dëshmojnë se nisma e “Ballkanit të Hapur” ka mbështetjen e BE-së, si dhe të administratës amerikane.
Po sot pritet nënshkrimi i katër marrëveshjeve të bashkëpunimit; për luftën kundër evazionit fiskal, njohjen e diplomave të arsimit të lartë, bashkëpunimin kulturor dhe bashkëpunimin në fushën e turizmit.
11:27 – “Ballkani i Hapur duhet të vijojë”, Varhelyi: S’ka logjikë të flasim për integrim në BE nëse s’ka bashkëpunim rajonal
11:23 – VIDEO/ Momenti i sikletshëm, Rama pengohet te shkallët në samitin e Ballkanit të Hapur
Në fund të fjalës së tij në samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër kryeministri Edi Rama është penguar te shkallët por nuk është rrëzuar.
Ky moment i sikletshëm është kaluar me sportivitet nga kreu i qeverisë pas fjalimit të gjatë ku ndër të tjera ka ironizuar Bashkimin Europian për mos hapjen e negociatave të anëtarësimit. Nga Ohri kreu i qeverisë shqiptare e konsideroi këtë proces si një “dasmë” ku vendet e Ballkanit janë “burri” kurse BE-ja është “gruaja”.
“Dy fjalë për samitin evropian dhe dasmën e radhës. Unë e kam thënë dhe më përpara. Shqipëria nuk përgatitet më për atë dasmë. Nëse do ndodhi dasma do shkojmë me rroba të rastit. Ballkani i Hapur është burrë, Europa e bashkuar është nusja. Kjo është keq për ne, do ishte më mirë të ishim ne nusja se do na merrnin më shpejt. Ne e kemi shumë të qartë rrugën tonë. Ne do ta ndërtojmë Europën këtu. Do ndërtojmë këtu sistemet tona të funksionimit ekonomik. Prandaj i them miqve tanë të Maqedonisë, mos e merrni me kaq stres këtë punën e BE-së, se na futët edhe ne stresin. Ka dalë Bullgaria, Bullgaria është burrë për vete. Nëse do duan ta bëjnë dasmën këtu jemi, nëse s’do duan prapë këtu do jemi.
Edhe Bullgaria kur të mërzitet me këtë kukullën që ka gjetur atje, do ta hedhi. Se këtu bëhet fjalë për të hapur bisedën, jo për të mbyllur bisedën. Ne të vazhdojmë bisedën midis nesh.
Dikur kur shkoja në Bruksel shkoja që të merrja kurajo nga ata. Tani kur shkoj në Bruksel më duket sikur duhet t’i jap kurajo atyre”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.
11:14 – “Ballkani i Hapur nuk duhet të shihet si ide e politikanëve”, Abazoviç: Numri i mbështetësve do rritet
Mali i Zi i është bashkuar për herë të parë samitit të nismës Ballkani i Hapur si vëzhgues. Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç nga samiti deklaroi se kjo nismë nuk duhet të shihet si një ide e politikanëve, por si një ide për shtetasit dhe bizneset. Ai shprehu bindjen se personat që e mbështesin këtë projekt do të rriten.
Abazoviç: Duhet të rrisim besimin dhe t’ia zgjasim dorën njëri-tjetrit. Kjo është mënyra e vetme se si mund ta ndryshojmë të ardhmen e gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne jemi të interesuar edhe për sezonet e zjarreve që së bashku me ju të bëjmë gjëra në ndihmë ët gjithë vendeve, jemi të interesuar që të bëjmë gjëra të përbashkëta turistike. Të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor janë të mirëseradhur në Mal të Zi. Së bashku të ulemi dhe të flasim për nismat e përbashkëta. Besoj se kjo është mënyra, rruga e vetme se si mund të dëshmohemi para qytetarëve tanë, para Brukselit dhe Uashingtonit, faktin që ne dimë të bëjmë ndryshe. Ideja e Ballkanit të Hapur nuk duhet të shikohet si një ide e politikanëve, kjo është ide për shtetasit tanë dhe për biznesin, kjo është ide se si qytetarët mund të shfrytëzojnë shërbime më të lehta për realizimin e bizneseve të tyre. Nëse kjo nismë zhvillohet si e tillë, do të jetë shumë i vogël numri i atyre që i rezistojë dhe do të rritet numri i atyre që e mbështesin. Nuk ka rëndësi kush është në pozitë më të mirë të integrimit, jam i sigurt që dëshira e këtyre liderëve është ta shikojnë vendin e tyre në BE. Edh BE nuk do të jetë i plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në samitin e Open Balkan merr pjesë për herë të parë Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina, ndërsa edhe këtë herë mungon Kosova. Në samitin e Ohrit, është i pranishëm është edhe Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerim i KE, ndërsa mësohet se mori pjesë online edhe i dërguari i SHBA, Gabriel Escobar.
11:07 – Ballkani i Hapur, Abazoviç nga Ohri: Çdo nismë që sjell progres do mbështetet nga Mali i Zi
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç nga samiti i Ballkanit të Hapur në Ohër ka deklaruar se pranojnë çdo nismë që sjell progres, por theksoi se duhet dialog.
“Këtë e shikoj si të kemi një të ardhme të mirë si të bazuar në progresin ekonomik në biznes. Në mundësi më të mirë që të kemi bashkëpunim në të gjitha fushat dhe miqësi më të madhe. Kjo për mua është idea e Ballkanit të Hapur. Çdo nismë që sjell progres do ketë mbështetjen e qeverisë së Malit të Zi. Duhet të kemi dialog, ky është hapi i parë. Të mos kemi frikë nga njëri tjetri dhe të krijojmë klimë progresi në rajon. Politikat e mosrespektimit e të theksimit të konflikteve të vazhdueshme kjo na ka mbajtur këtu ku jemi tani.
Porosia apo mesazhi pa marrë parasysh se të gjithë jemi anëtarë të Ballkanit të Hapur, shpresojmë që herën tjetër të jemi edhe 6 persona. 6 persona të ulemi këtu dhe të flasim për nevojat e qytetarëve. Jam e sigurt se mesazhi drejt BE do të jetë shumë ndryshe nga ajo që është tani. Që të jemi anëtarë të familjes duhet të ndryshojmë sjelljen tonë, mentalitetin tonë, të bëjmë ribrandim të Ballkanit të Hapur të dërgojmë mesazhe optimiste. Më pëlqeu ideja e green line. Që të gjithë vendet që në kohë krize të kenë një grup pune që ndërhyjnë”.
Abazoviç po merr pjesë për herë të parë në takimet e kësaj nisme, që po mbahen në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Por, prania e tij në këto takime është thënë se është në cilësinë e vëzhguesit.
“Nuk po shkojmë në Ohër për t’iu bashkëngjitur ‘Ballkanit të Hapur’, por për të shprehur, së bashku me partnerët e BE-së dhe aleatët e NATO-s, qëndrimin ndaj një nisme rajonale, në mënyrë që në fund të fundit të kemi më shumë mirëkuptim dhe bashkëpunim të mirë”, tha Abazoviç përmes një postimi në kanalin e tij në rrjetin social, Telegram.
11:02 – “E mbështesim iniciativën, por…”, Escobar lë porosit e SHBA për liderët e Ballkanit të Hapur
Kanë nisur punimet në samitin e Ballkanit të Hapur që po zhvillohet në Ohër, në Maqedoninë e Veriut.
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i pranishëm përmes një video mesazhi në samitin e sotëm të Ballkanit Perëndimor, kërkoi që të 6 shtetet të jenë pjesë e nismës.
Escobar tha se kjo nismë që mbështetet nga SHBA duhet t’i përfshijë të gjithë dhe se shpreson që të qëndrojë e hapur.
“Do ju përshëndes nga Sarajeve. Falenderoj qeverinë e Maqedonisë. Do bëjmë çdo gjë për të stabilizuar rajonin dhe do bëjmë çdo gjë për Ballkanin Perëndimor. SHBA nuk e shef Ballkanin nga një pikë problemesh që kanë ndodhur në shek.e 20 por 21. Ballkani ka resurse mahnitëse, njerëzit e kanë ndërtuar Europën dhe shtetin tim. Ne e përkrahim Ballkanin Perëndimor. Na jep shumë mundësi të mëdha. Ballkani Perëndimor ka potencial që të jetë qendër e energjisë. Do na ndihmë . Ka kapacitet të jetë qendër e gazit natyrore, Por tu çliruar Europa nga gazi rus. Ballkani Perëndimor është pjesa e Europës me rritje të madhe. Ne do ballafaqohemi me probleme por do t’ja dalim. SHBA e përkrahin inicitivën Ballkani i Hapur.” tha Escobar.
“-E para është se duhet të punojmë jo vetëm në bashkëpunim ekonomik por edhe integrimin e strukturave europian. Tregtia bëhet me Europën por duhet të punojmë më shumë.
– E dyta është se ka iniciativa të tjera, se Ballkani i Hapur është vetëm një nga shumë iniciative që mund të jenë.
-E treta është se nëse ka sukses duhet të jetë i hapur për të gjithë. Secila iniciativë për integrim ekonomik duhet të bashkohen të 6 shtete. Është iniciativë mahnitëse. Shpresoj të jetë më e qartë si do funksionojë më tej.” tha Escobar.
Ndërkohë duke u ndalur tek disa porosi Escobar u shpreh se duhet të ketë bashkëpunim nga të gjitha palët.
“ – Ka shumë mundësi dhe ndaj ju jap kurajo të kërkojnë mënyra se si do bashkëpunojnë me iniciativa të tjera. Do kuptoni se nuk do ketë dublifikim punësh.
-E dyta duhet të keni plan për zhvillimin institucionale. Rritja ekonomik po, por duhet të ketë konkurrencë.
-Kushte për investitor. Përkrahje për Qeveritë. Por edhe krijimi i mundësive. Na duhet një ekonomi që ndihmon investitorët të punojnë ligjërish. Të kenë më tepër anë interesi. Të gjithë të jenë të interesuar. Ka nevojë të dëgjohet zëri i tyre.
– Dhe së fundmi ju mbështes që iniciativa të jetë ekonomike. Është i rëndësishëm. Dhe me rëndësi është të ngelet ekonomik dhe jo politik. Mund të mbështeteni tek SHBA. Do ju ndihmojmë institucionalisht. Do ju ndihmojnë në luftën kundër pastrimit të parave. Me teknologji të larta në kufi.” tha Escobar.
Këtë herë, veç tre shteteve themeluese, Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, marrin pjesë edhe Malit i Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës. Liderët e vendeve pjesëmarrëse janë takuar me njëri-tjetrin para takimit, ku i pranishëm ka qenë edhe Komisioneri i Bashkimi Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi.
10:59 – Nuk mori pjesë në Samit, Rama mesazh Kosovës: Konflikti me Serbinë zgjidhet duke u afruar
Nga Ohri, kryeministri Rama i ka dhënë një mesazh Kosovës, e cila nuk pranoi t’i bashkohej samitit të nismës Ballkani i Hapur.
Rama u shpreh se konflikti i vjetër me Serbinë zgjidhet vetëm duke u afruar.
Rama: Ne kemi ndërtuar një mekanizëm për zjarret dhe njerëzit do të kenë mundësi të shikojnë provat e këtij mekanizmi për të ndihmuar njëri tjetrin, me logjistikë dhe mjete nga ajri kundër zjarreve. Më mirë të digjen pyjet se sa të na ndihmojnë “shkjau”.
Unë nuk i besoj këto, unë besoj fort se sa më shumë të afrohemi aq më shumë shanse ka të zgjidhim dhe konfliktet, aq më shumë mundësi ka të bëhet paqja përfundimtare mes Shqipërisë dhe Kosovës. Një temë për të cilën unë nuk kam asnjë dakordësi me presidentin e Serbisë. Por këtu zgjidhja është shumë e thjeshtë, ose kjo mosdakordësi kthehet në një konflikt permanent me të gjithë boshllëqet që mbeten në ekonominë tonë, në sigurinë tonë e kështu me radhë, ose e kundërta duhet bërë, të afrohemi sa më shumë që të kuptojmë sa më shumë njëri-tjetrin dhe në fund njerëzit të jenë të vetëdijshëm që e ardhmja është më e rëndësishme se e shkuara.
10:52 – Ballkani i Hapur/ Rama: Çështja Kosovë-Serbi zgjidhet duke u afruar. Na pret dimër i vështirë për energjinë
Ka nisur në Ohër të Maqedonisë së Veriut samiti i “Ballkanit të Hapur”, ku marrin pjesë të gjitha vendet e rajonit me përjashtim të Kosovës që refuzon të jetë pjesëmarrëse.
Samiti është hapur nga lideri i vendit pritës, Kryeministri maqedonas, i cili foli për disa marrëveshje që do të nënshkruhen sot në këtë takim.
Ndërsa kryeministri Edi Rama në fjalën e tij është ndalur edhe tek Këshillimi Kombëtar i realizuar nga qeveria pak kohë më parë. I pari i qeverisë ka theksuar se nuk është pritur lufta në Ukrainë, për të ditur marrëdhënien speciale që ka mes Serbisë dhe Rusisë. Rama po ashtu u ndal edhe tek çështja e pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë, por sipas tij kjo mosmarrëveshje zgjidhet vetëm duke u afruar. Si shembull konkret, Rama ka përmendur Francën me Gjermaninë, apo Japoninë dhe SHBA.
“Nuk kemi pritur luftën që mes Serbisë dhe Kosovës ka një histori të pazgjidhur. Por të ndenjurit me kurriz nga e ardhmja apo kthimit të syve nga e ardhmja ne kemi zgjedhur këtë të dytën. Por pa i mbyllur sytë tek problemet e pazgjidhura. Por kjo zgjidhet vetëm nëse ne afrohemi. SHBA kanë hedhur dy bomba në Japoni. Por një nga miqësit më të ngushta, është aleanca e SHBA me Japoninë, pas dy bombave atomike. Dhe urdhëroni ku është sot Japonia. Dhe nuk do ishte këtu Japonia nëse do qëndronte me kurriz nga SHBA dhe të uleshin në gjunjë para bombave. Ku janë sot Franca dhe Gjermania. Apo Izraeli me Shtetet e Bashkuara Arabe. Janë bashkë për të përfituar nga rruga e të ardhmes.” tha Rama.
10:50 – Ballkani i Hapur, burri me probleme, BE nusja: Rama shkakton të qeshura në Samit: Ballkani do të jetë këtu, “E-në” të na e japë Europa
Kryeministri Rama ka mbajtur një fjalim të fortë ndaj BE-së në Samitin e Ballkanit të Hapur duke thënë se kur shkonte më parë në Bruksel, merrte motivim prej zyrtarëve atje, kurse tani sipas tij, duket sikur ai shkon dhe u jep motivim atyre, të cilët duken të lodhur.
“Dy fjalë edhe për BE dhe këtë dasmën. Unë e kam thënë dhe më parë Shqipëria nuk përgatitet për atë dasmë. Nëse do ndodhë dasma do shkojë me rroba të rastit. Nuk do vishemi, do zbukurohemi, nuk do shpenzojmë të bëjmë banketin në pritje që të vijnë krushqit dhe mbetemi me nusen në derë se nuk vijnë krushqit për ta marrë. Ose më keq, na ngelet dhëndri në derë”, tha Rama duke shtuar se Ballkanit tani po i bëhet pengesë edhe Bullgaria, e cila sipas Ramës nuk është ndonjë “burrë pa probleme”.
“Ballkani i Hapur është Burrë, Evropa e Bashkuar është nusja. Kjo është keq për ne. Do ishte më mirë të ishim nusja se do na merrnin më shpejt. Ne e kemi shumë të qartë rrugën tonë, do ta ndërtojmë Evropën këtu. Kur të duan ata ta bëjnë dasmën ne jemi gati. Mos e merrni me kaq stres punën e dasmës, i them miqve të Maqedonisë së Veriut. Na futët e dhe ne stresin. Sa herë vijmë këtu të mërzitur që nuk do ju marrë njeri. Nuk ju marrin, ka mbaruar kjo punë”, tha Rama.
Kryeministri tha se Ballkani do të jetë këtu dhe do të presë deri sa BE të na bëjë pjesë të saj.
“Ballkani nuk të vdesë, por edhe ky i hapuri nuk vdes. Ne këtu jemi. Edhe Maqedonia edhe Bosnia këtu janë. Ne jemi këtu në mes të Europës. BE na bëjnë ata, por europianë na bëjnë ata”, tha Rama.
Ditën e dytë të punimeve në samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër i ka hapur kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski.
“Mirësevini në perlën e Maqedonisë në Ohër. Është nismë për Europianizim të rajonit. Institucionet tona janë në komunikim të vazhdueshëm që këta shirita ti heqim edhe rampat dhe barrierat.
Ne këtu jemi për përmirësim të konkurrencës, investimeve për përmirësim të standardeve të jetesës. Sot hapim edhe një kapitull të ri në bashkëpunimin në fushën e turizmit. Botës do të duhet ti ofrojmë edhe detet shumë të bukura edhe falë Shqipërisë, edhe liqenet e Maqedonisë.Sot kemi bashkëpunim të ri edhe në fushën e kulturës. Do rrisim numrin e festivaleve kulturore. Presim që edhe këtë ta shikojmë në Shqipëri dhe në Maqedoni. Më shumë serb dhe maqedonas ta vizitojnë Tiranën. Në këtë samit do firmoset marrëveshja për mundësim të lëvizjes së mallrave dhe njerëzve. Po realizojmë diçka që është normale në BE. Objektivi politik është i qartë. Ballkani Perëndimor do të bëhet pjesë e BE.
Të jemi të kujdesshëm dhe të përgatitur. Ballkani i hapur është nisma autoktone e jone që mbështetet nga popujt e vendeve. Mesazhi i qartë, ka rëndësi dhe Be dhe vendet anëtarë duhet të pyeten sepse anëtarësimi ynë në BE është prespektivë. Do kemi investime më të mëdha në rajon, rroga më të larta, dhe Be duhet ta mbështesë. Kjo nismë do bëhet gjithnjë e më atraktive. Ftesa për Kurtin mbetet e hapur. Ballkani i Hapur është për integrim për mundësi të hapura për liri. Të gjithë bashkë mund të bëjmë më shumë për ne dhe për fëmijët tanë”, tha ai.
Gjatë fjalës së tij në samitin e “Open Balkan” në Ohër, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ftoi Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit si Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina që t’i bashkohen nismës së “Ballkanit të Hapur”.
Presidenti serb propozoi që samiti i ardhshëm i Ballkanit të Hapur të zhvillohet në fund të verës Serbinë Jugore, teksa theksoi se nisma e Ballkanit të Hapur është diçka që nuk ndalet dhe se nëpërmjet saj vendet anëtare kanë zgjidhur probleme që i kishin që prej 50-60 vitesh.
“Me Open Ballkna zgjidhëm probleme që i kishim prej 50-60 vitesh. Ne nuk kemi asnjë kërkese ndaj askujt përveç të jemi miq e të punojmë për interesin e qytetarëve tanë.
Kjo është diçka që nuk mund të ndalet. Të ketë sa më shumë ithtarë. Dëshiroj që ti përparojmë marrëdhëniet tona. Takimin e ardhshëm propozoj ta bëjmë në Serbinë jugore në fund të verës.
Propozoj që takimi i ardhshëm të jetë në Serbinë Jugore, ku duhet të themelojmë menjëherë grupe pune, se si të ndihmojmë njëri-tjetrin, qytetarët e tre vendeve tona, por edhe të gjithë rajonit.
Janë të mirëseardhur të gjithë vendet e tjera të Bosnjes, Prishtinës, Malit të Zi, etj. Duhet të përshpejtojmë projektet tona të përbashkëta. Sot nënshkruajmë marrëveshjen e diplomave, të lejeve të punës, që të shohim se çfarë dëshirojnë njerëzit.
Të shohim çfarë mund të bëjmë për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve, të mallrave, për turizmin, që njerëzit të shkojnë në det në Shqipëri, të vijnë te ky liqen i mrekullueshëm në Ohër, në Shkup.
Të punojmë për fushën e energjetikës bashkarisht, se si ti mbijetojmë dimrit. Të përshpejtojmë marrëdhëniet e përbashkëta, për lëvizjen e mallrave dhe njerëzve. Hapja e negociatave varet nga disa të tjerë“, tha presidenti serb në fjalimin e tij në samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër.
10:26 – Open Balkan, kryeministri maqedonas: Sot hapim një kapitull të ri në turizëm, porosia jonë është integrimi në BE
Ditën e dytë të punimeve në samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër i ka hapur kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski.
“Mirësevini në perlën e Maqedonisë në Ohër. Është nismë për Europianizim të rajonit. Institucionet tona janë në komunikim të vazhdueshëm që këta shirita ti heqim edhe rampat dhe barrierat.
Ne këtu jemi për përmirësim të konkurrencës, investimeve për përmirësim të standardeve të jetesës. Sot hapim edhe një kapitull të ri në bashkëpunimin në fushën e turizmit. Botës do të duhet ti ofrojmë edhe detet shumë të bukura edhe falë Shqipërisë, edhe liqenet e Maqedonisë.Sot kemi bashkëpunim të ri edhe në fushën e kulturës. Do rrisim numrin e festivaleve kulturore. Presim që edhe këtë ta shikojmë në Shqipëri dhe në Maqedoni. Më shumë serb dhe maqedonas ta vizitojnë Tiranën. Në këtë samit do firmoset marrëveshja për mundësim të lëvizjes së mallrave dhe njerëzve. Po realizojmë diçka që është normale në BE. Objektivi politik është i qartë. Ballkani Perëndimor do të bëhet pjesë e BE.
Të jemi të kujdesshëm dhe të përgatitur. Ballkani i hapur është nisma autoktone e jone që mbështetet nga popujt e vendeve. Mesazhi i qartë, ka rëndësi dhe Be dhe vendet anëtarë duhet të pyeten sepse anëtarësimi ynë në BE është prespektivë. Do kemi investime më të mëdha në rajon, rroga më të larta, dhe Be duhet ta mbështesë. Kjo nismë do bëhet gjithnjë e më atraktive. Ftesa për Kurtin mbetet e hapur. Ballkani i Hapur është për integrim për mundësi të hapura për liri. Të gjithë bashkë mund të bëjmë më shumë për ne dhe për fëmijët tanë”, tha ai.
Në samitin e Open Balkan merr pjesë për herë të parë Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina, ndërsa edhe këtë herë mungon Kosova. Në samitin e Ohrit, është i pranishëm është edhe Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerim i KE, ndërsa mësohet se do të marrë pjesë online edhe i dërguari i SHBA, Gabriel Escobar.
Agjenda në vijim:
Ora 13:30 Dreka (Seancë për mediat dhe delegacionet zyrtare)
Ora 13:30 Ceremonia e nënshkrimit – dokumente të nënshkruara nga institucionet përkatëse, të pranishëm janë drejtues
▪ Marrëveshje për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe notave shkencore të lëshuara në institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të autorizuara
▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e turizmit në Ballkanin Perëndimor
▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin kulturor në Ballkanin Perëndimor
▪ Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin e administratave tatimore në Ballkanin Perëndimor
13:35 Konferencë për shtyp e liderëve
▪ Liderët (kryeministri Kovaçevski, presidenti Vuçiç dhe kryeministri Rama) do të japin deklarata publike për mediat.
▪ Sesion pyetjesh dhe përgjigjesh me median
14:00 Nisja.
/abcnews.al