Skandali me farat e kanabisit, flasin prokurorët e Shkodrës e të Vlorës

schedule22:07 - 7 Qershor, 2022

schedule 22:07 - 7 Qershor, 2022

Për dy javë me radhë ju kemi treguar sesi farat të dyshuara si canabis sativa të marra si prova nga prokuroria rrezikojnë të asgjësohen në QTTB ku dërgohen për mbjellje.

Kjo situatë ka ardhur pas një shkrese QTTB e Fushë Krujës e cila në tejkalim të çdo kompetence ligjore vendos delegimin e procedurës së mbjelljes së farave të dyshuara të kanabisit në katër QTTB-të e tjera, Shkodër, Korçë, Vlorë dhe Lushnje.

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, nuk rezulton të ketë asnjë kompetencë të tillë, ekskluzivitet vetëm i ministres, në rastin konkret zonjës Ekonomi e cila me heshtjen e saj duket të ketë rënë dakord me vendimin e vartësit.

Por ka edhe një problem tjetër që kompromenton rëndë procedurën, eksperti duhet të jetë nominal, duhet të jetë i përcaktuar individualisht. Dhe kjo nuk është zbatuar.

Për të mësuar më shumë rreth gjetjeve të “Piranjave” për këtë çështje pasi komunikuam me kryeprokurorët e Shkodrës dhe të Vlorës, ndiqni materialin e plotë. /abcnews.al/