Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Indonezi, vdesin 270 numërues votash

schedule10:57 - 29 Prill, 2019

schedule 10:57 - 29 Prill, 2019

Orët e zgjatura të punës dhe mungesa e kontrolleve mjekësore, ka shkaktuar më shumë se 270 viktima në Indonezi. Të gjithë ishin numërues votash në procesin zgjehdor ku për herë të parë u bashkuan zgjedhjet parlamentare me ato rajonale dhe presidenciale.

Më shumë se 270 numërues votash kanë humbur jetën në Indonezi si pasojë e sëmundjeve që lidhen me lodhjen pas orëve të gjata të punës, ndërsa 1900 të tjerë janë sëmurë. Lajmi raportohet nga BBC e cila citon burime të komisionit për zgjedhje të përgjithshme në vend

Rreth 7 milion persona janë përfshirë në numërimin dhe monitorimin e zgjedhjeve të 17 prillit, procesi i parë i votimit në vendin aziatik me 260 milion banorë, ku janë bashkuar zgjedhjet e përgjithshme me ato rajonale dhe presidenciale.

Rreth 80 për qind e 193 milion personave me të drejtë vote, iu drejtuan më shumë se 800 mijë qendrave votimi. Pjesa më e madhe e viktimave janë personel i jashtëm dhe në ndryshim nga nëpunësit publik nuk i nënshtrohen kontrolleve mjekësore para se të nisin punën.

Zëdhënësi i komisionit zgjedhor më Indonezi konfirmoi se personat që kanë humbur jetën janë 272, ndërsa të sëmurët 1.878. Komisioni elektoral indonezian parashikon të dëmshpërblejë familjet e viktimave me 36 milion rupi – rreth 2500 dollarë për çdo person që ka ndërruar jetë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!