Berisha kritikon Samitin e Ohrit: Aleancë e rrezikshme për paqen, synon vendosjen e hegjemonisë serbe

schedule12:33 - 7 Qershor, 2022

schedule 12:33 - 7 Qershor, 2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar Samitin e Ohrit, që do të zhvillohet sot për “Ballkanin e Hapur”, ku të pranishëm janë kryeministri shqiptar, Edi Rama, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.

Berisha tha se samiti është një aleancë e rrezikshme për paqen, është një akt, që synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon.

Lexo edhe: Presidenti i ri, Berisha “kursen” Metën: Kam vetëm një qejfmbetje, por s’i druhen një tradhtie me Ramën

“Sot jam këtu para jush për të denoncuar takimin e aleancës trilaterale të Ohrit, si një aleancë e rrezikshme për paqen, stabilitetin në Ballkan, si një aleancë që synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon, si një aleancë që i kundërvihet tërësisht procesit të integrimit evropian dhe procesit të tregut të përbashkët rajonal në kuadrin e nismës së Berlinit. Pra, ky akt, ky samiti i Ohrit, është një samit që prodhon serbomadhi, rusofili dhe asgjë të mirë për shqiptarët. Përshëndes qeveritë që refuzojnë anëtarësimin në këtë klub të Beogradit”, tha Berisha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!