Një nga oligarkët rusë më të goditur nga sanksionet e Perëndimit, pasi Rusia sulmoi Ukrainën, është padyshim ishte pronari i skuadrës së Chelsea-t, Roman Abramovich.
Së fundmi janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë urdhëruar sekuestrimin e dy avionëve në pronësi të oligarkut ruse, për shkak se janë prodhuar në SHBA dhe për këtë arsye i nënshtrohen sanksioneve të vendosura nga Uashingtoni ndaj Rusisë.
Dy avionët, një Boeing 787 Dreamliner dhe një Gulfstream, mësohet se kanë fluturuar për në Rusi pas muajit shkurt, atëherë kur nisi edhe pushtimi i Ukrainës. Boeing , i cili sipas të dhënave të gjykatës vlen 350 milionë dollarë, aktualisht ndodhet në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Një javë pasi Rusia pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit, Abramovich tha se do të shiste klubin e njohur të futbollit në Londër, Chelsea, të cilin e kishte në pronësi për gati dy dekada, dhe do t’i përdorte të ardhurat për viktimat e luftës në Ukrainë.
Qeveria britanike në maj miratoi shitjen e Chelsea, për më shumë se 3 miliardë dollarë.
Thuhet se ky është çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një ekip sportiv.
/abcnews.al