Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“I lumtur për golin, por jo për rezultatin”, Seferi: Tani fokusi te Izraeli

schedule23:06 - 6 Qershor, 2022

schedule 23:06 - 6 Qershor, 2022

“Po, jam i kënaqur me golin. Mendova se morëm tre pikët, por edhe një pikë nuk është keq, pasi nuk kemi fituar kurrë këtu. Tani të fitojmë ndaj Izraelit. Jam shumë i lumtur për golin. Kjo vjen nga puna e bërë me klubin, kam punuar shumë, Zoti ma shpërbleu”, kështu do ta nistë deklaratën e tij Taulant Seferi, pas barazimit me Islandën.

Sulmuesi i Tiranës u shpreh gjithashtu se pjesa e parë e bërë nga kuqezinjtë ishte “Ok”, ndërsa pjesa e dytë nuk ishte siç e kishin dashur.

Çfarë nuk funksionoi me Cikalleshin? Ishim përgatitur t’u merrnim hapësirat, të luanim poshtë. Pjesën e parë luajtëm mirë, në të dytën nuk luajtëm ashtu siç ishim përgatitur, prandaj jemi mërzitur. Tani fokusi tek Izraeli.

Pjesa e dytë me më shumë lëvizshmëri dhe kontakt me topin? E vërtetë, e shfrytëzova rastin, e ndjeva që do vinte topi. Pjesën e dytë isha më i lirshëm, pata edhe rastin me kokë, por nuk gjuajta fort”, deklaroi sulmuesi i Tiranës. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!