Interi po kërkon vazhdimisht për të zëvendësuar mesfushorin Marcelo Brozovic, dhe çdo pistë e mundshme i çon zikaltërtit tek lojtari i kombëtares shqiptare, Kristian Asllani.
Karakteristikat e mesfushorit të Empolit janë të ngjashme me të Brozovic dhe drejtuesit e Interi vazhdojnë të këmbëngulin për transferimin e tij, i cili duket se nuk do jetë aspak i lehtë, pasi për talentin e kombëtares kanë shfaqur interes edhe Milan.
Ndërsa nga ana tjetër së fundmi në garë për shërbimet e tij kanë hyrë edhe sheikët e Newcastle të Premier League.
Interesimi i skuadrës angleze ka bërë që tek Interite ndryshojnë strategjitë e marrëveshjes për Asllanin, me Marottën që ka lënë takim sërish me Empolin për të diskutuar rreth një transferimi të mundshëm. /f.a/abcnews.al