Dy të rinj kanë rënë në pranga nga Policia e Vlorës pasi kultivonin bimë narkotike. Në një njoftim për mediat, uniformat blu shkruajnë se zhvilluan një operacion në lagjen “24 Maji”.
Në një banesë, ata gjetën 48 kilogramë lëndë narkotike dhe 97 fidanë kanabis të mbjellë në kubikë. Së bashku me to u sekuestruan edhe dy automjete, aparatë celular, një peshore elektronike dhe sende të tjera.
Të rinjtë që u kapën janë të moshës 36 dhe 30-vjeçare. Ata dyshohen si autorët përgjegjës në lidhje me drogën. Gjithashtu në njoftimin e autoriteteve thuhet se operacioni i koduar “Prita, u realizua edhe falë informacionit të adresuar nga qytetarët./abcnews.al