Këngëtarja Jonida Maliqi ka treguar se ka një raport shumë të ngushtë me të birin, Danin. Këngëtarja është treguar shumë e rezervuar sa i përket postimeve me djalin por së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit një moment të këndshëm që e ka prekur atë.
“Ai momenti kur vjen papritur e të gush yt bir dhe ti mirë që ke telefonin aty pranë dhe e ruan si kujtim”, ka shkruar këngëtarja krahas fotografisë me të birin. Kujtojmë që Dan festoi përvjetorin e 10-të të lindjes në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.
/abcnews.al