BE i tregoi vendin Lavrovit, Vuçiçi qan hallet me ambasadorin rus ne Beograd

schedule10:15 - 6 Qershor, 2022

schedule 10:15 - 6 Qershor, 2022

Vizita e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, në Serbi u anulua dhe shkak u bë mbyllja e hapësirës ajrore.

Në pamundësi për t’u takuar me kryediplomatin rus, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, do të takohet sot me ambasadorin rus, Alexander Botsan-Kharchenko.

Sipas zyrës për media të Vuçiçit, takimi filloi  në orën 10:00 në presidencën serbe.

Ky takim vjen një ditë pas anulimit të vizitës së ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, në Serbi.

Lexo edhe: Shkupi konfirmon se ka refuzuar kërkesën për fluturimin e Lavrovit në Serbi

Kjo vizitë u anulua pasi Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria i kishin mbyllur hapësirat e tyre ajrore për fluturimin e avionit, me të cilin Lavrov synonte të shkonte në Serbi.

Lavrov kishte në plan të qëndronte në Serbi për dy ditë, derisa thuhej se do të takohej më presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe ministrin serb, Nikola Selakoviq./Express/