Në 2 vjetorin e 27 prillit të trazirave dhe dhunës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, LSDM dhe Aleanca për shqiptarët, kanë rikujtuar ngjarjet. Përvjetori është shfrytëzuar nga partitë për të përsëritur kritikat ndaj njëra tjetrës për ngjarjet që tronditën vendin.
ASH-ja përmes një press-konference para Kuvendit të Maqedonisë, duke shënuar dyvjetorin e ngjarjeve të dhunshme në Kuvend më 27 Prill të vitit 2017, ka theksuar se vitin e kaluar së bashku me Kryeparlamentarin Xhaferi kanë vendosur gurrin me mbishkrimin “27 Prill 2017” sic thanë, si symbol për rrëzimin e regjimit, por se ai ende nuk është vendosur para Kuvendit. Nga Kabineti I Kryetarit të Kuvendit përmes një reagimi kanë thënë se gurri qëndron në vendin e njëjtë sikurse vitin e kaluar. Ndërkohë përvjetori I sotëm është shfrytëzuar që partitë të adresojnë kritika rreth kësaj ngjarje që tronditi vendin.
Aleanca për Shqiptarët rikujtoi 27 prillin me pres konferencë para Kuvendit. E rikujtuan kreun e kuvendit, Talat Xhaferin për premtimin e dhënë.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i cili u zgjodh pikërisht në këtë ditë pati premtuar se do të vendosë këtë gurë në hyrje të Kuvendit për të përkujtuar këtë ditë, gurë i cili simbolizon edhe sakrificën por edhe ikjen e Ali Ahmetit në momentin historik kur po vendosej e ardhmja e vendit tonë, 27 prilli ishte dita kur po vendosej mbi fatin e vendit se nga do të lëvizim, drejt NATO ose drejt Rusisë dhe pikërisht atë ditë Ali Ahmeti iku. Edhe pas një viti nuk dihet se ku ka përfunduar ai gurë, prandaj sot i bëjmë pyetje publike — Ku mbeti premtimi i Talat Xhaferit dhe përse nuk është vendosur guri në hyrje të Kuvendit?
Derisa po mbahej konferenca për media, guri që u vendos vitin e par në shenjë kujtimi, u shfaq para derës së Kuvendit, madje po e ruante edhe policia.
Konferencë për media para Kuvendit mbajti edhe LSDM-ja. Zëdhënësi i partisë tha që populli nuk guxon të lejojë që Gruevski të kthehet në pushtet sërish, e pasardhësin e tij e akuzoi se po i mbron dhunuesit.
Hristijan Mickoski dhe kandidatja e tij, Gordana Siljanovska, jo që nuk e dënuan dhunën, por u rreshtuan në mbrojtje të dhunuesve dhe kriminelëve.
Në ndërkohë, në youtube profilin zyrtar të LSDM-së, u paraqit një video ku partia në pushtet e akuzon VMRO DPMNE-në drejtëpërdrejtë, se ata e kanë organizuar 27 prillin.
Dhe VMRO DPMNE edhe sivjet heshti për 27 prillin. /abcnews.al