Ishulli i Sazanit prej disa orësh ndodhet nën pushtetin e zjarrit.
Ministria e Mbrojtjes njofton se zona si paraqet rrezik, pasi i një ish-repart ushtarak në vendin ku ka shpërthyer zjarri ka municione të pashpërthyera.
Ndërkohë që në terren ndodhet ushtria dhe punonjësit e ADZM-së, të cilët po punojnë për fikjen e zjarreve.
Për shkak të terrenit të vështirë, puna për shuarjen e zjarreve është gati e pamundur. Forcat në terren po përdorin mjete rrethanore.
Siç shihet edhe nga videot e Abc, ushtria po përdor lopata me dhe si dhe me degë pemësh për fikjen e zjarrit.
/abcnews.al/