Begaj për President, reagon Mediu: Mazhoranca nuk u konsultua me ne, nuk do e votojmë

schedule17:58 - 4 Qershor, 2022

schedule 17:58 - 4 Qershor, 2022

Edhe Fatmir Mediu është shprehur se grupoi që ai përfaqëson nuk do të marrë pjesë në votimin e Bajram Begajt për President.

Sipas Mediut, Bajram Begaj është një figurë me integritet të lartë profesional, por problemi qëndron tek mazhoranca e cila sipas Mediut nuk e ka konsultuar këtë kandidaturë me opozitën.

“Në emër të kolegëve të mi. Kemi këmbëngulur për një konsensus. Veprimet kanë qenë të njëanshme dhe veprimi që po bëhet është antikushtetueses se kandidatura nuk u konsultua. Në pikëpamje personale për figurën është se nuk kemi gjë me të. Ne nuk do votojmë dhe nuk do marrim pjesë.” tha Mediu.

Flamur Noka nga Komisioni i Rithemelimit ka deklaruar se në Kuvend në seancën për zgjedhjen e presidentit Bajram Begaj, do të votojë kundër.

“Do shprehim vullnetin tonë kundër farsës”, tha Noka

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!