Laçi ka vendosur të mos ndahet nga “Këpuca e Artë” e këtij sezoni, pasi kurbinasit kanë rinovuar kontratën me golashënuesin më të mirë të Superiores.
Në këtë mënyrë Saliou Guindo ka vendosur të zgjasë qëndrimin e tij te bardhezinjtë të paktën edhe për një sezon, ndërsa është e haur mundësia e largimit të sulmuesit në rast se në drejtim të tij vjen ndonjë ofertë nga jashtë që përmbush edhe pretendimet ekonomike të klubit kurbinas.
Laçi e mbylli sezonin në vendin e dytë, një arritje historike kjo për bardhezinjtë, të cilët morën medalje argjendi edhe në Kupën e Shqipërisë, pasi u mposhtën në finale nga Vllaznia.
Kurbinasit do të nisin aventurën europiane në turin e parë të Conference League më 7 korrik, teksa në shortin e 14 qershorit do të njihet edhe me kundërshtarin. /f.a/abcnews.al