TIRANË – Duhet të ishte një ditë normale pune, por për një punëtor 65-vjeçar kjo e shtunë ishte dita e fundit e jetës. P.P, aksidentalisht ka rënë nga lartësia e një objekti ku po punonte dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Policia sqaron se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Josif Pashko”, ndërsa për shkak të plagëve të marra, 65-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Kjo është e disata herë në pak muaj, që ndodhin aksidente tragjike në punë, në kantieret e ndërtimit, por jo vetëm. Kryesisht shkaktarë është mungesa e sigurisë në punë por edhe pakujdesia.
Ndërkohë për rastin në fjalë policia ka nisur edhe një hetim për të zbardhur të plotë për aksidentin në punë që i kushtoi jetën 65-vjeçarit.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.06.2022, në rrugën “Josif Pashko”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi P. P., 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje.
/abcnews.al/