Kryeministri Rama arsyetoi gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar se si u shkua të emri i Bajram Begajt për në Presidencë. Rama tha se kishin përjashtuar emrat politikë, si edhe ata që vinin nga Partia Socialiste, pasi sipas tij, tashmë PS duhet të përfaqësojë të gjithë shqiptarët.
“Drejtimi i dytë ishte drejtimi që adresonte mundësinë për kandidatura që nuk janë anëtarë të grupit të PS, por që kanë një kontribut domthenës në jetën e partisë, që nga kryetari i partisë Fatos Nano dhe me radhë të tjerë për të cilët kemi respektin më të madh, por përsëri për arsyet e thëna publikisht e pamë të arsyeshme që dhe këtë drejtim ta përjashtojmë nga mundësia e përzgjedhjes sepse në këtë fazë PS ka barrën të jetë partia e të gjithëve.
Kështu rezonuam te grupi i tretë, ku grupi kishte vënë në funksion të këtij procesi 26 kandidatura me gra dhe bura të nderuar, me profile të ndryshme, që nga profilet e jetës publike e akademike deri te drejtimi që vinin nga anë të tjera politike. Pas diskutimit, duke ruajtur respekt për të gjithë personat, pavarësisht se mbledhja ishte e mbyllur, u ruajt respekti për të gjithë personat që dhe pa dijeninë e tyre fare ishin përfshirë në atë diskutim. Në fund patëm 6 kandidatura që morën më shumë kohë për t’u shoshitur pastaj konsensualisht duke dëgjuar me vëmendje ato që u thanë , konsensualisht u arrit në konkluzionin që të vinim sot në grup dhe të propozonim këtë kandidaturë”, tha Rama.
Kryeministri përmendi edhe faktin se Fatos Nano ka qenë kandidat i propozuar, por ai u skualifikua për shkak të arsyetimit të mësipërm.
“Në këtë fazë të jetës së vendit PS ka barrën që të jetë parti e të gjithëve. Dhe pavarësisht se si njerëzit votojnë, ata që nuk e votojnë, të mos ndjehen të përjashtuar nga këndvështrimi i PS në jetën publike, institucionale dhe zgjedhjet e zgjidhjet që duhen bërë. Kështu u fokusuam te drejtimi i tretë, ku grupi kishte vënë në dispoizicion të këtij propcesi 26 kandidatura”, tha Rama duke shtuar se për emrin e Begajt pati një konsensus të grupit. /abcnews.al