Kategorizimi i studentëve për bursë, Laçi: Nuk do t’i shpëtojë disa degë nga mbyllja

schedule19:45 - 2 Qershor, 2022

schedule 19:45 - 2 Qershor, 2022

Nga Ajgena Korbi

Qeveria do të mbështesë financiarisht disa prej maturantëve që zgjedhin të nisin shkollën e lartë për disa degë të mësuesisë, inxhinierisë  apo bujqësisë.  Bëhet fjalë për rreth 35 programe studimi që konsiderohen prioritet kombëtar dhe nuk  shihen me interes nga të rinjtë. Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë Sabri Laci tregon se vendimi nuk i ka shkuar zyrtarisht dhe shpreson që në listë të përfshihen të gjitha drejtimet e studimeve albanologjike.

Përjashtim nga tarifat e studimit dhe bursë mujore me vlerë sa paga minimale prej 30 mijë lekësh sipas Ministrisë së Arsimit do të përfitojnë maturantët që zgjedhin një prej programeve prioritare  me mesatare minimumi 8.5. Studentët me mesatare 10 përgjatë 3 viteve të gjimnazit dhe mesatare mbi 9.5 në provimet e maturës si dhe dhe ata që kanë fituar një nga tre vendet e parë në një olimpiadë ndërkombëtare në fushën për të cilën do të studiojnë. Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë  mendon se një ndarje e tillë mund të mos nxisë interesin e të rinjve për disa degë.

Sa i përket vendimit për uljen e mesatares në 6.5 për degë që indirekt të çojnë dhe në mësuesi Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë  ka një tjetër këndvështrim.

Numri i të rinjve që këtë vit zgjodhën të  nisin studimet në një prej degëve të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë  ra me 7.7 %. Arsyet sipas drejtuesit të fakultetit janë rënia e numrit të popullsisë, emigracioni dhe ndryshimi i prioriteteve në tregun e punës.

/abcnews.al