Të tjera detaje vijnë mbi historinë e shumë përfolur mes Beatrixës, Donaldit dhe Bora Zemanit. E fundit që e ka komentuar këtë histori ishte Xheisara, e cila e ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, shprehu:
“Kur u futa brenda, jam futur me një siguri të brendshme për t’ju sulur Trixës. E kisha parë nga jashtë, dhe nuk kisha mendim pozitiv, thosha pse e bëri kjo këtë. U futa me mendimin që unë vajzës dhe djalit do iu thosha disa gjëra. Por kur pashë sytë e Trixës, Trixa vërtet e ka pasur qejf Donaldin. Gabimi në këtë mes ngelet jetim, sepse ajo gjëja që ka ndodhur aty brenda ka pasur diçka të paktën nga ana e Trixës.
Kur dolën jashtë dashuria triumfoi sepse Donaldi gjithmonë e ka shprehur. Nëse Trixa shikonte Donaldin dhe i shkëlqenin sytë, Donaldit i shkëlqenin sytë kur fliste për Borën. E ke parasysh kur u ndanë kështu na ranë? Ashtu u ra atyre.”
Ndër të tjera Xheisara shtoi se ka biseduar me Beatrixën dhe ka shpresuar që historia të shkonte ndryshe për të, por sipas këngëtares, parashikimet e Xheisarës dolën.
/abcnews.al