Vjen firma dhe njoftimi, Sarri në pankinën e Lazios edhe tre sezone

schedule18:28 - 2 Qershor, 2022

schedule 18:28 - 2 Qershor, 2022

Maurizio Sarri dhe Lazio kanë rënë dakord për të rinovuar kontratën. Marrëveshja ishte arritur prej kohësh, por kishte mbetur firma.

Ajo ka ardhur ditën e sotme dhe trajneri ka nënshkruar deri më 30 qershor 2025, pasi më parë kishte marrë garancinë për merkato cilësore.

Me kontratën e re Sarri do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon, plus bonuse. Një kontratë mjaft e mirë edhe në aspektin financiar për trajnerin italian. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!