Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, shprehu mirënjohjen ndaj SHBA-së dhe sekretarit të saj të shtetit, Antony Blinken, për miratimin e paketës të re të armëve prej 700 milionë dollarësh për Ukrainën .
Paketa e re do të përfshijë sisteme raketash, të cilat mund të godasin me saktësi objektivat deri në 80 km.
Grateful to the U.S. and personally to my friend @SecBlinken for this important decision that we have all worked so intensively to make a reality. Advanced American systems will help our brave Armed Forces to defend Ukrainian land from Russian invaders. https://t.co/INlGeb52EP
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) June 2, 2022
“Sistemet e avancuara amerikane do të ndihmojnë Forcat tona të Armatosura të për të mbrojtur tokën ukrainase nga pushtuesit rusë,” shkroi Kuleba në një mesazh në Tëitter.
Dje, presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi planin për t’i dhënë Ukrainës sistemet raketore HIMARS, pasi mori garancinë nga Kievi se nuk do t’i përdorte ato për të goditur objektivat brenda territorit rus.
/abcnews.al

