“Ikja e një burri të urtë”. Kështu e ka cilësuar Enkelejd Alibeaj ndarjen nga kjo jetë të ish-presidentit Bujar Nishani.
Në një prononcim për mediat, pasi i dha lamtumirën Nishanit, demokrati shprehu dhimbjen për ikjen para kohe të tij. Ish-presidentin e cilësoi si një burrë të urtë që lëshonte vetëm paqe dhe mirësi.
“Ikja e një copëze historie port të gjithë ata që e kanë njohur. Veç kësaj edhe ikja e një copave politike të një burri të urtë, të qetë që lëshonte vetëm sinjale paqe dhe mirësie. Të pakta janë këto sinjale në botën rone të trazuar. Shpresoj që shpirti i tij të jetë në parajsë. Zoti u dhëntë forcë familjarëve!”, tha Alibeaj.
Ceremonia shtetërore e përcjelljes së ish-presidentit Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë ka nisur në orën 10:00. Figura të larta të politikës, ministra, deputetë, kanë kryer homazhet në Presidencë. Në orën 12:00 arkmorti me trupin e pajetë të Nishanit do të dalë nga Presidenca për t’u përcjellë për në banesën e tij të fundit në varrezat e Sharrës. g.v/abcnews.al